Mandatit të Altin Dumanit në krye të SPAK i ka ardhur fundit dhe këtë të enjte në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të zgjidhet një drejtues i ri.
Në mbledhjen që ka nisur prej orës 09:00 janë të pranishëm për ta ndjekur nga afër zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme edhe përfaqësues të trupës diplomatike të vendosur në Tiranë.
Sipas pamjeve të siguruara nga Newsmax Balkans, në mjediset e KLP kanë mbërritur ambasadori i BE-së Silvio Gonzato, e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn dhe ambasadori britanik Nicholas Abbott. Ata janë ulur përballë kandidatëve dhe po ndjekin procesin e përzgjedhjes në kohë reale, duke theksuar interesin e lartë të ndërkombëtarëve për drejtimin e SPAK.
Ndërkohë, katër kandidatët për postin e kreut të SPAK, Adnan Xholi, Elvin Gogaj, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho po paraqesin platformat e tyre dhe vizionin për drejtimin e institucionit.
Votimi do të zhvillohet në mënyrë të hapur dhe nominal, ndërsa drejtues i ri i Prokurorisë së Posaçme shpallet kandidati që siguron më shumë vota nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)