Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi iu përgjigj një sërë pyetjesh të anëtarëve të KLP-së, mes të cilave edhe atë për tentativa ndikimi nga zyrtarë të lartë. Prokurori i posaçëm tha se gjatë karrierës së tij askush nuk ka guxuar ta telefonojë për t'i kërkuar devijim hetimesh.
Gjatë seancës dëgjimore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kandidati për drejtues të SPAK, Adnan Xholi, foli hapur për sfidat më të vështira të karrierës së tij, duke u ndalur te momentet kur ka kërkuar shkarkimin e magjistratëve.
I pyetur nga anëtarët e KLP-së se si ndihet kur kërkon largimin nga detyra të kolegëve, Xholi e cilësoi këtë si pjesën më të rëndë të profesionit.
“Kjo është ndër pyetjet më të vështira dhe më të sikletshme. Ne kërkojmë edhe burgime të përjetshme dhe nuk kam problem, por kur vjen puna të kërkoj shkarkimin e kolegëve që e di si janë përballur me kriminelë dhe zyrtarë të lartë, kjo më dhemb”, u shpreh ai.
Xholi shtoi se, pavarësisht bindjes që shkeljet e konstatuara justifikonin masat e marra, situata ishte e rëndë për ndërgjegjen e tij. “Nuk jam krenar për ato kërkesa. Ata kanë dhënë kontribut të madh. T’i nxjerrësh në rrugë, të pambrojtur përballë grupeve kriminale, kjo është brenga që mbaj”, theksoi kandidati për kreun e SPAK.
Gjatë seancës, Xholi u pyet edhe se si do të vepronte në rast se një zyrtar i lartë do të tentonte t’i kërkonte ndërhyrje në hetim. “Nuk më ka ndodhur në karrierën time që një zyrtar i lartë të guxojë të më marrë në telefon”, theksoi ai.
Më tej shtoi se çdo tentativë ndikimi është e parashikuar nga ligji. “Nëse ndodh që të ketë përpjekje për ndikim të paligjshëm, ka një ligj që e ndalon këtë. Çdo zyrtar e ka të pamundur të ndryshojë vendimmarrjen e prokurorit”, u shpreh Xholi.
Më tej, kandidati për kreun e SPAK dha edhe vlerësimin e tij për dy drejtuesit e deritanishëm të strukturës, Arben Kraja dhe Altin Dumani.
“Te zoti Arben Kraja do të vlerësoja pjekurinë dhe eksperiencën disa vjeçare në hetim. Te Dumani do të vlerësoja përkushtimin dhe rolin e tij luftarak që nuk tërhiqet përballë asnjë presioni. Këto do të më ndihmojnë nëse do të marrë pëlqimin tuaj”, deklaroi ai.
Lidhur me vizionin e tij për drejtimin e SPAK, Xholi tha se fokusi kryesor do të jetë siguria e provave përpara marrjes së masave të arrestit. “Ajo që kam pikë të dobët është mbledhja e provave para arrestimit, prova të pacenueshme në gjykatë. Unë nuk fus njerëz në burg pa prova, ky është parimi që unë do ta vazhdoj sa të jem në këtë profesion”, nënvizoi ai.
Qëllimi i udhëtimit është forcimi i bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi disa prioritete të përbashkëta strategjike.
13:21 49 min më parë28.01.2026.
Autori
Mazhoranca socialiste kërkoi spostimin për një datë të pacaktuar, SPAK ka kërkuar arrestimin e zv.kryeministres.
13:10 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Sistemi gjyqësor po përballet me gjithnjë e më shumë çështje familjare, duke e kthyer krizën e martesës në një sfidë të rëndësishme sociale dhe institucionale.
12:17 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Dosja e trafikut ndërkombëtar të drogës, që prej vitesh ka qenë në qendër të vëmendjes së drejtësisë shqiptare, ka marrë këtë javë një vendim përfundimtar.
11:11 2 h më parë28.01.2026.
Autori
Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se këtë të mërkurë rikthehen reshjet, e në qarqet Vlorë, Shkodër e Gjirokatër për shkak të shtrëngatave dhe intensitetit të lartë të reshjeve.
07:35 6 h më parë28.01.2026.
AutoriNjë 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri pas një konflikti me dy kushërinj. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 në lagjen Kodër Shijak.
07:02 7 h më parë28.01.2026.
Autori
BE ka ndarë 171 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës dhe sektorit privat në Ballkanin Perëndimor, por Kosova përjashtohet për momentin për shkak të mungesës së ratifikimit të Marrëveshjes së Kredisë dhe Fondeve.
19:23 18 h më parë27.01.2026.
Autori
Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi mazhorancën se ka marrë në mbrojtje Belinda Ballukun, e cila akuzohet nga Struktura e Posaçme për abuzim me fondet e shqiptarëve.
19:07 19 h më parë27.01.2026.
Autori
Komente (0)