Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Doloreza Musabelliu është e vetmja grua në garë për kreun e SPAK. Gjatë prezantimit të platformës për drejtimin e strukturës, ajo përmendi si garanci përvojën 20-vjeçare në sistemin e drejtësisë.
E vetmja grua në garë për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu është e dyta në radhë pas Adnan Xholit, që po prezanton para trupës së KLP-së platformën e saj për drejtimin e strukturës.
Gjatë prezantimit, Musabelliu vendosi theksin tek lufta e saj me krimin e organizuar. Ajo bëri me dije se ka pasur në dorë disa çështje të rëndësishme për hetimin e trafikut të lëndëve narkotike, siç është edhe transportimi me avion i drogës nga Divjaka drejt Italisë.
Sipas saj përvoja 20 vjeçare në sistemin e drejtësisë është garancia që ajo ofron për drejtimin e SPAK me integritet dhe e pandikuar nga faktorët e jashtëm.
“Kam përfunduar studimet ne 2002 dhe menjëherë më pas në Magjistraturë. Në 2005 jam emëruar tek Krimet e Rënda. Nga 2004-2019 kam qenë tek Prokuroria e Krimeve të Rënda e më pas në SPAK. Të dy këto prokurori kanë përfaqësuar momente të rëndësishme në forcimin e shtetit të së drejtës. Që në vitin 2004 jam marrë me krimet e rënda dhe grupe të strukturuara kriminale. Pavarësisht vështirësive, kam vijuar me këmbëngulje në detyrat e mia duke kontribuar në rezultate konkrete. Motivimi për të kandiduar është nga ndjenja e përgjegjësisë për të kontribuar me integritet në drejtimin e SPAK. Çmoj se plotësoj kushtet dhe kriteret e përcaktuara në ligj. Me një eksperiencë 21-vjeçare, jam e bindur se përvoja profesionale e njerëzore përgjatë dy dekadave, përbëjnë garanci për drejtimin e suksesshëm të institucionit. Ky moment kërkon drejtim që bashkon qartësinë dhe vizonin. Me këtë kandidim synoj të ofroj drejtim të pavarur duke pasqyruar parimet më të larta të shtetit të së drejtës. Sfidat e përballura ndër vite janë shndërruar në përvojë pune duke më pajisur me pavarësi profesionale. Kam vijuar me këmbëngulje të kryej detyrat e mia. Përvoja 21-vjeçare si prokurore më ka bërë për të ecur përpara me një qasje të guximshme. Drejtimi i këtij institucioni kërkon njohje në rrënjë të sistemit dhe përvojën për të vendosur me vendosmëri. Në lidhje me planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë së Posaçme, jam e vetëdijshme për rëndësinë dhe për këtë mbetet thelbësore fryma që përcjell. Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat kryesore të vizionit tim. Synimi im është që standardet jo vetëm të ruhen por të forcohen më tej”, tha Musabelliu.
Qëllimi i udhëtimit është forcimi i bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi disa prioritete të përbashkëta strategjike.
13:21 49 min më parë28.01.2026.
Autori
Mazhoranca socialiste kërkoi spostimin për një datë të pacaktuar, SPAK ka kërkuar arrestimin e zv.kryeministres.
13:10 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Sistemi gjyqësor po përballet me gjithnjë e më shumë çështje familjare, duke e kthyer krizën e martesës në një sfidë të rëndësishme sociale dhe institucionale.
12:17 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Dosja e trafikut ndërkombëtar të drogës, që prej vitesh ka qenë në qendër të vëmendjes së drejtësisë shqiptare, ka marrë këtë javë një vendim përfundimtar.
11:11 2 h më parë28.01.2026.
Autori
Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se këtë të mërkurë rikthehen reshjet, e në qarqet Vlorë, Shkodër e Gjirokatër për shkak të shtrëngatave dhe intensitetit të lartë të reshjeve.
07:35 6 h më parë28.01.2026.
AutoriNjë 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri pas një konflikti me dy kushërinj. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 në lagjen Kodër Shijak.
07:02 7 h më parë28.01.2026.
Autori
BE ka ndarë 171 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës dhe sektorit privat në Ballkanin Perëndimor, por Kosova përjashtohet për momentin për shkak të mungesës së ratifikimit të Marrëveshjes së Kredisë dhe Fondeve.
19:23 18 h më parë27.01.2026.
Autori
Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi mazhorancën se ka marrë në mbrojtje Belinda Ballukun, e cila akuzohet nga Struktura e Posaçme për abuzim me fondet e shqiptarëve.
19:07 19 h më parë27.01.2026.
Autori
Komente (0)