Ditëlindje në burg për Veliajn, kryebashkiaku: Vit absurd ky, por zbulova miqtë e ditëve të vështira
Një ditëlindje e pazakontë kjo për Eion Veliajn, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit. Ai ka reaguar në rrjetet sociale, aty ku falënderon ata që janë kujdesur gjatë këtyre muajve të vështirë për të.
Në ditën e lindjes së tij, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar në rrjetet sociale nga paraburgimi në Durrës.
Ai e quan 17 dhjetorin një ditë të pazakontë, por thotë se ky vit absurd e ka bërë që të zbulojë miqtë e ditëve të vështira, për të cilët shkruan se nuk do t’i harrojë kurrë.
Reagimi i Erion Veliajt
“Më gëzuan pa masë letrat e urimet tuaja këtu në Durrës, në këtë ditëlindje të pazakontë.
Ju falenderoj nga zemra që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin tim të vogël përgjatë këtyre 10 muajve.
Vit absurd ky, por zbulova miqtë e ditëve të vështira e që nuk do i harroj kurrë!
Ju dua shumë e ju përqafoj me mall!
Faleminderit nga zemra”
Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka kërkuar SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve të lejojnë kryebashkiakun Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet për detajimin e projektbuxhetit të Bashkisë për vitin 2026.
Bashkia e Tiranës i ka dërguar një shkresë zyrtare KQZ-së ku i kërkon ndihmë ligjore sesi duhet të veprojë me çështjen e pagës së kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili nuk paguhet prej muajit shkurt. Kujtojmë që pak kohë më parë Kushtetuesja e riktheu në detyrë Veliajn.
Erion Veliaj u arrestua në zyrë më 10 shkurt dhe ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej 12 shkurtit pasi po hetohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste dhe pastrim parash. Në masën detyrim me paraqitje po hetohet bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, dhe 5 biznesmenë, ndërsa biznesmenin Elman Abule po hetohet në masën 'arrest me burg' .
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)