Skandali i tenderave në AKSHI, të pandehurit në GJKKO për masat e sigurisë

Akuzohen për veprim si grup i strukturuar kriminal, nga manipulimi i tenderave përmes shantazhit e pengmarrjes, konkurrenca e paligjshme dhe heqja e lirisë.

18.12.2025. 14:38

Skandali i tenderave në AKSHI, të pandehurit në GJKKO për masat e sigurisë

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u zhvillua seanca për konfirmimin e masave të sigurisë për të pandehurit në skandalin e tenderave në Agjencinë e Kujdesit Shëndetësor dhe Informatikës. Avokatëve të të pandehurve iu lanë tre orë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.

Në akuzë janë drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe zv. drejtoresha Hava Delibashi, të cilat ndodhen në masën “arrest shtëpie”. Ato u paraqitën në GJKKO, ashti su edhe zv.drejtori për hetimin e Krimit në Policinë e Tiranës, Erion Ismaili, i cili është pezulluar nga detyra dhe i ndaluar të dalë jashtë vendit.

Të dyshuarit akuzohen për veprim si grup i strukturuar kriminal, manipulim tenderash përmes shantazhit dhe pengmarrjes, konkurrencë të paligjshme, heqje të paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera, si dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Prokuroria akuzon edhe biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, të cilët i kanë shpëtuar masave të arrestit me burg, si dhe tre biznesmenë të tjerë, Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta, të cilëve u është vendosur ndalim për të dalë jashtë vendit.

Të pandehurit dyshohet se kanë marrë pjesë në manipulimin e tenderave përmes faturave fiktive ose pjesëmarrjes fiktive në garat e zhvilluara. Seanca vijoi me shqyrtimin e masave të sigurisë për të gjithë të pandehurit dhe njohjen e plotë të dosjes nga ana e avokatëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)