Tensione në protestën e “Mundësia” para Kuvendit, Shehaj akuzon për “pazar” ndërmjet PS dhe PD

Grumbullimi në kohën kur po shtyrtohej kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, mbështetësit e partisë me pankarta në duar.

19.12.2025. 10:55

Tensione në protestën e “Mundësia” para Kuvendit, Shehaj akuzon për “pazar” ndërmjet PS dhe PD

Në të njëjtën kohë kur në Kryesinë e Kuvendit nisi mbledhja e Këshillit të Mandateve, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, Partia Mundësia nisi protestën e saj. Përfaqësues dhe mbështetës u mblodhën përpara Kryesisë me pankarta dhe thirrje kundër mazhorancës dhe opozitës tradicionale, duke e cilësuar procesin si një marrëveshje politike mes dy forcave kryesore politike.

Gjatë protestës janë shënuar momente tensioni, ku kryetari i “Mundësia”, Agron Shehaj, është përfshirë në një përplasje verbale me efektivët e sigurisë. “Skandal! Pse më shtyni?”, ankohej Shehaj, që ndër të tjera akuzoi PS-në dhe PD-në për një “pazar politik” lidhur me çështjen Balluku.

Situata u tensionua për disa minuta, por nuk u regjistruan përplasje fizike apo ndërhyrje më të forta nga ana e forcave të rendit. Protestuesit i kërkuan Kuvendit të mos pengojë drejtësinë dhe që kërkesa e SPAK të trajtohet pa ndërhyrje politike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)