Avokati i Popullit, Endrit Shabani ka nisur zyrtarisht detyrën e këtij institucioni, një ditë pasi mori pjesë në ceremoninë e betimit në Kuvend.
Shabani u prezantua me stafin, administratën dhe komisionerët nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, z. Genci Gjonçaj, në përputhje me procedurat kushtetuese.
“Institucioni i Avokatit të Popullit vlerëson kontributin e Znj. Erinda Ballanca, e cila ka drejtuar për 8 vite dhe ndërsa ka vijuar të ushtrojë funksionin edhe përtej afatit kushtetues, ka garantuar stabilitet institucional, vazhdimësi të veprimtarisë në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve në një periudhë me sfida të shumta”, shkruhet në njoftim.
Zgjedhja e Endrit Shabanit në postin e Avokatit të Popullit solli përplasje mes dy partive kryesore në Kuvend. Mazhoranca deklaron se Shabani ishte një kandidatë i propozuar prej PD me 35 firma deputetësh opozitarë, teksa demokratët pretendojnë se e kishin tërhequr mbështetjen dhe firmat për të çka e bën vendimmarrjen nul.
Partia Demokratike gjithashtu ka paralajmëruar se votimin e Avokatit të ri të Popullit do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)