Policia e Shtetit ka arrestuar 4 persona dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 7 të tjerë në lidhje me incidentet gjatë protestës së opozitës, ku u hodhën bomba molotov dhe shashka në drejtim të godinës së Kryeministrisë.
Sipas policisë, si pasojë e hedhjes së këtyre objekteve shpërthyese një protestues dhe 3 efektivë policie mbetën të lënduar.
Mes të proceduarve të policisë është dhe sekretari organizativ në Partinë Demokratike, Ervin Minarolli.
Gjatë protestës pati dhe një përpjekje për të hequr gardhin e vendosur nga uniformat blu përpara godinës, por fatmirësisht nuk pati përplasje.
Pas përfundimit të protestës, efektivë të Policisë Kriminalistike zbarkuan në vendngjarje për të mbledhur prova për dëmet e shkaktuara.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)