Një 44-vjeçar në fshatin Fshat të Klosit është arrestuar nga policia në flagrancë. Sipas njoftimit të uniformave blu, ai akuzohet për krim mjedisor.
Më saktësisht shtetasi me inicialet M. S. akuzohet se ka kryer ndërhyrje dhe punime të paligjshme, si edhe ka tentuar të ndërtojë një objekt pa leje, në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”. Ai u kap në flagrancë dhe akuzohet për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i veprave kulturore” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)