Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 2 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ngriti alarmin për krizën e mungesës së gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë, duke kritikuar uljen drastike të kuotave në Shkollën e Magjistraturës dhe mënyrën e zbatimit të Reformës në Drejtësi, e cila sipas tij po e lë sistemin të funksionojë nën kapacit
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka ngritur alarmin për mungesën serioze të gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë, gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, duke theksuar se aktualisht gjykatat funksionojnë me rreth 110 gjyqtarë më pak se kapaciteti i parashikuar.
Sadushi deklaroi se sot janë në detyrë 307 gjyqtarë efektivë, ndërkohë që struktura ligjore parashikon 417, çka do të thotë se sistemi funksionon vetëm me 73.6% të kapacitetit. Sipas tij, situata pritet të përkeqësohet edhe më tej, pasi deri në vitin 2028 nga Shkolla e Magjistraturës parashikohet të dalin jo më shumë se 67 gjyqtarë të rinj. “Mungesa e gjyqtarëve është problemi themelor i sistemit të drejtësisë. Ky realitet dëshmon mungesë vizioni strategjik për hyrjet e reja në sistem”, u shpreh Sadushi, duke kërkuar masa konkrete për korrigjimin e kuotave të pranimit në Shkollën e Magjistraturës.
Ai kritikoi edhe vendimmarrjen e institucioneve të qeverisjes së drejtësisë, duke e cilësuar të papranueshme uljen e vazhdueshme të kuotave. Sipas Sadushit, nga 40 kuota të planifikuara, ato janë ulur fillimisht në 20 dhe këtë vit në vetëm 10 gjyqtarë e prokurorë, çka sipas tij tregon mungesë të qartë planifikimi dhe vizioni.
Në konferencë, kreu i Gjykatës së Lartë foli edhe për numrin e lartë të rekurseve të refuzuar, duke sqaruar se në shumë raste ato nuk plotësojnë standardet ligjore. Ai theksoi se rekursi është i standardizuar dhe nuk mund të paraqiten pretendime jashtë tre shkaqeve të parashikuara nga ligji, çka sjell shpesh papranueshmërinë e tyre. Sadushi vuri në dukje se rekurset më të pasuksesshme janë ato ku palë është shteti, për shkak të numrit të lartë të çështjeve të administratës publike.
Duke folur për Reformën në Drejtësi, Sadushi u shpreh kritik për mënyrën e zbatimit të saj, duke theksuar se sistemi nuk po funksionon siç duhet. Megjithatë, ai u shpreh optimist se pavarësisht problemeve, reforma po ecën dhe ka nisur të japë rezultate, ndërsa theksoi se sfida kryesore mbetet gjykimi i çështjeve brenda afateve ligjore.
Qëllimi i udhëtimit është forcimi i bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi disa prioritete të përbashkëta strategjike.
13:21 2 h më parë28.01.2026.
Autori
Mazhoranca socialiste kërkoi spostimin për një datë të pacaktuar, SPAK ka kërkuar arrestimin e zv.kryeministres.
13:10 2 h më parë28.01.2026.
Autori
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 2 h më parë28.01.2026.
Autori
Sistemi gjyqësor po përballet me gjithnjë e më shumë çështje familjare, duke e kthyer krizën e martesës në një sfidë të rëndësishme sociale dhe institucionale.
12:17 3 h më parë28.01.2026.
Autori
Dosja e trafikut ndërkombëtar të drogës, që prej vitesh ka qenë në qendër të vëmendjes së drejtësisë shqiptare, ka marrë këtë javë një vendim përfundimtar.
11:11 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se këtë të mërkurë rikthehen reshjet, e në qarqet Vlorë, Shkodër e Gjirokatër për shkak të shtrëngatave dhe intensitetit të lartë të reshjeve.
07:35 8 h më parë28.01.2026.
AutoriNjë 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri pas një konflikti me dy kushërinj. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 në lagjen Kodër Shijak.
07:02 8 h më parë28.01.2026.
Autori
BE ka ndarë 171 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës dhe sektorit privat në Ballkanin Perëndimor, por Kosova përjashtohet për momentin për shkak të mungesës së ratifikimit të Marrëveshjes së Kredisë dhe Fondeve.
19:23 20 h më parë27.01.2026.
Autori
Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi mazhorancën se ka marrë në mbrojtje Belinda Ballukun, e cila akuzohet nga Struktura e Posaçme për abuzim me fondet e shqiptarëve.
19:07 20 h më parë27.01.2026.
Autori
Komente (0)