Kanë mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit pjesët e këmbimit dhe pajisjet e nevojshme për riparimin e defektit të rëndë në linjën e ujësjellësit në Vlorë, që ka lënë qytetarët e zonës turistike prej 4 ditësh pa ujë të pijshëm.
Ashtu siç ishte lajmëruar edhe më herët, pjesët e këmbimit kanë ardhur nga Turqia, pasi në Shqipëri nuk ekzistonin të tilla.
Më herët gjatë ditës, ekipet e ujësjellësit kanë deklaruar se me ardhjen e këtyre pjesëve rikthimi i ujit në çezmat e qytetarëve vlonjatë do të bëhet brenda disa orësh.
Aktualisht, në Vlorë, pas disa përpjekjesh të njëpasnjëshme është rikthyer furnizimi me ujë vetëm në zonën e Lungomares.
Qytetarët e Vlorës u ngritën mbrëmjen e së dielës në një protestë, e cila u përshkallëzua më tej mëngjesin e së hënës ku njerëz të shumtë u mblodhën përpara bashkisë.
Më tej, protestuesit bllokuan disa akse rrugore në zonën e njohur si Kapelet, duke sjellë trafik të rënduar.
Për situatën në Vlorë reagoi dhe kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale, ku ndërsa kërkonte falje për mungesën e ujit, gishtin e përgjegjësisë e drejtoi nga qeveria paraardhëse.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)