Akulli "pushton" vendin, parashikimi i motit në Shqipëri
Në zonat malore nga jugu në veri, reshjet do të jenë në formë dëbore të lehtë, kryesisht me intensitet të ulët. Rrezik nga ngricat në disa akse rrugore.
Masave ajrore të thata dhe të ftohta. Këto janë kushtet atmosferike në territorin e Shqipërisë, me motin që do të jetë i qëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit.
Gjatë paradites moti do të jetë i kthjellët, ndërsa pas mesditës do të ketë shtim të vranësirave, kryesisht në pjesën lindore të territorit, me vranësira herë pas here të dendura zonat malore.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në orët e pasdites dhe mbrëmjes parashikohen reshje të pakta dhe të shpërndara shiu në lindje të vendit si edhe përgjatë bregdetit. Në zonat malore nga jugu në veri, reshjet do të jenë në formë dëbore të lehtë, kryesisht me intensitet të ulët.
Temperaturat e ulëta do të ndikojnë edhe në krijimin e ngricave në rrugë, veçanërisht në akset malore, me autoritetet që i kanë kërkuar vëmendje të shtuar drejtuesve të automjeteve.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare, ndërsa në zonat luginore do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.
Foto: Shërbimi Meteorologjik Ushtarak
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)