Periudha e festave të fundvitit, tradicionalisht shoqërohet me dhurata, por shfrytëzohet edhe për mashtrime. Zakonisht janë oferta që propozohen si shumë të bukura për të qenë të vërteta.
Rreziku i radhës lidhet me linqe që vijnë në formë mesazhi në aplikacionin “WhatsApp”. Policia e Shtetit i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të mos hapin kërkesat, ku në rastin konkret bëhet fjalë për fitimin e një burse falas nga adresa e dërguesit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Paralajmërim për fushatë “phishing” në platformën “WhatsApp”. Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik paralajmëron qytetarët për qarkullimin e një fushate mashtruese në platformën “WhatsApp”.
Këto mesazhe paraqiten si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas, në favor të një personi të afërt me dërguesin, i cili dyshohet se mund të ketë rënë më parë pre e këtij mashtrimi, duke sjellë më pas përhapjen e mesazhit te kontaktet e tij.
Mesazhet synojnë marrjen e kontrollit të llogarisë në aplikacionin “WhatsApp”, duke i drejtuar përdoruesit drejt faqeve të rreme dhe duke i nxitur të vendosin kode verifikimi, të cilat përdoren nga autorët për të përvetësuar llogarinë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)