Tentoi të arratisej, arrestohet 31-vjeçari i armatosur në Korçë

Kishte precedent të mëparshëm penal për krime kundër personit, armëmbajtje pa leje dhe prodhim dhe shitje narkotikësh.

31.12.2025. 11:57

Tentoi të arratisej, arrestohet 31-vjeçari i armatosur në Korçë

Policia e Korçës finalizoi operacionin e koduar “Target”, duke arrestuar në flagrancë një 31-vjeçar që qarkullonte i armatosur në qytet. Bëhet fjalë për shtetasin A. Q., banues në Korçë, i cili ka precedent të mëparshëm penal për krime kundër personit, armëmbajtje pa leje dhe prodhim dhe shitje narkotikësh.

Operacioni u zhvillua pas informacioneve se A. Q. lëvizte me armë zjarri. Në momentin që pikasi forcat e policisë, ai tentoi të largohej me shpejtësi, por u kap dhe neutralizua. Gjatë kontrollit fizik, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë me krehër, municion luftarak dhe një shumë parash.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. Q. u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)