Spektakël fishekzjarresh në çdo qytet sollën atmosferën festive kur ora shënoi 00.00 duke mirëpritur ardhjen e vitit 2026.
Në sheshin "Skenderbej" në Tiranë mjaft qytetarë, edhe pse nën temperatura të ulëta, preferuan të shohin nga afër spektaklin e ngjyrave. Një koncert me këngëtar të njohur shqiptar ishte shfaqja përshëdetëse për të pranishmit.
Edhe në qytete të tjera si Durrës, Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Korçë etj., atmosfera ishte mahnitëse për qytetarë e pranishëm.
Newsmax Balkans uron të gjithë shqiptarët për një 2026 të begatë e me mbarësi!
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)