Situata e rënduar në rrugët e vendit për shkak të ngricave ka sjellë disa aksidente si pasojë e mungesës së mirëmbajtjes. Policia e Korçës ka reaguar ndaj një subjekti që nuk ka mirëmbajtur rrugën Maliq- Lozhan, duke proceduar penalisht administratorin.
"Filloi procedimi penal për shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ky shtetas, me detyrë administrator, nëpërmjet operatorit ekonomik të kontraktuar për mirëmbajtjen e aksit rrugor “Maliq–Lozhan”, dyshohet se nuk ka ofruar shërbimin e pastrimit dhe kriposjes së këtij aksi, duke sjellë rrezik dhe vështirësi për përdoruesit e rrugës", thotë policia e Korçës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)