Vetëm pak orë ka zgjatur normaliteti në qarkullim në aksin rrugor që lidh Elbasanin me Librazhdin e Prrenjasin. Pas orëve të paradites ku situate paraqitej e qetë, trafiku i rënduar është rikthyer sërish në orët e mesditës dhe vijon edhe aktualisht.
Si pasojë e ngricave dhe fluksit të lartë të automjeteve, mijëra udhëtarë mbetën ditën e djeshme deri në orët e vona të mbrëmjes, të bllokuar teksa ktheheshin nga Juglindja në drejtim të Elbasanit.
Një ditë më parë, radhët e mjeteve arritën dhjetëra kilometra, nga Fushë Labinoti deri te Ura e Bushtricës. Situata ishte më problematike në segmentet e njohura për ngrica të shpeshta, si Kthesat e Murrashit, Dragostunjës dhe Pishkashit, ku mungesa e ndërhyrjes në kohë paralizoi pothuajse totalisht qarkullimin.
Policia sakaq apelon për kujdes të shtuar dhe përdorimin e gomave dimërore në zonat me ngrica.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)