Ndërprerja e furnizimit me ujë për 5 ditë në qytetin e Vlorës nuk do të kalojë pa u hetuar.
Mësohet se prokuroria dhe policia e qytetit bregdetar kanë nisur veprimet proceduriale për të zbardhur shkaqet që ndikuan në defektin e rëndë në linjën e ujësjellësit.
Aktualisht, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në një subjekt shumë pranë zonës ku ndodhi avaria, për të parë nëse ka pasur një ndërhyrje në tubacion, apo amortizimi ishte shkaku i shpërthimit të tubit kryesor.
Burime bëjnë me dije se fokusi nuk do të jetë vetëm shkaku teknik i defektit, por edhe mënyra e menaxhimit të rrjetit të ujësjellësit dhe përgjegjësitë institucionale për mirëmbajtjen.
Hetimet do përcaktojnë nëse defekti ka ardhur si pasojë e amortizimit, mungesës së investimeve, neglizhencës në mirëmbajtje apo faktorëve të tjerë.
Defekti në ujësjellës la qytetarët e Vlorës pa ujë të pijshëm për 5 ditë me radhë, teksa riparimi u krye vetëm pas mbërritjes së disa pjesëve të nevojshme nga Turqia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)