Përmbytje dhe rrëshqitje dherash, çfarë parashikon IGJEUM për të enjten
Reshjet e dendura do të vijojnë dhe të enjten pothuajse në të gjithë territorin. Sipas IGJEUM, qarqe problematike janë Durrësi, Shkodra, Lezha, Elbasani, Vlora dhe Gjirokastra.
Reshjet e dendura do të vijojnë dhe të enjten pothuajse në të gjithë territorin. Sipas IGJEUM, qarqe problematike janë Durrësi, Shkodra, Lezha, Elbasani, Vlora dhe Gjirokastra.
Në një postim në Facebook IGJEUM paralajmëron se mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë apo dhe rëshqitje dherash.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të shumta në disa zona të vendit, me lumin Ishëm që ka dalë nga shtrati duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe duke vënë në rrezik infrastrukturën.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, mblodhi sot Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile, në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për të analizuar situatën e krijuar nga reshjet intensive të shiut gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Instituti parashikon se sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e enjte do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.
Sot pasdite dhe nesër në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarqet Shkodër dhe Lezhë priten reshje intensive. Në qarqet e tjera priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata.
Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Për ditën e nesërme temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 16 °C
në vendet e ulëta: 9 / 16 °C
në vendet malore: 3 / 12 °C
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet.
Moti i keq ka sjellë anomali në transportin detar, vonesa ankorimi dhe nisje të trageteve. Autoriteti portual i Durrësit njofton se është anuluar lundrimi i anijeve që do të niseshin mbrëmjen e 4 janarit nga Durrësi.
Shqipëria është zgjuar nën pushtetin e ujit këtë të martë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Problematika janë raportuar nga veriu në jug, me rrugë të bllokuara, ndërprerje të energjisë dhe pezullimit të mësimit në disa shkolla.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)