Reshjet e dendura të ditëve të fundit shkaktuan një rrëshqitje dheu në hyrje të tunelit të aksit Qukës-Qafë Plloçë.
Një automjet që po kalonte në momentin e ngjarjes u godit nga dheu, por fatmirësisht shoferi shpëtoi pa lëndime. Dëmet janë raportuar kryesisht materiale, në pjesën e përparme të automjetit.
Autoritetet kanë paralajmëruar shoferët që të shtojnë kujdesin, sidomos pas reshjeve intensive që po vazhdojnë dhe që mund të ndikojnë në stabilitetin e terrenit.
Megjithëse aksit Qukës-Qafë Plloçë është i ri dhe me investime të mëdha, rrëshqitjet e dheut vijojnë të paraqesin problematika të përsëritura, duke theksuar nevojën për monitorim të vazhdueshëm dhe masat parandaluese për sigurinë e trafikut.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)