Arsen Çela konfirmohet në krye të Prokurorisë së Tiranës, edhe për një tjetër mandat. Vendimi u morr në seancën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku u morën vendime të rëndësishme për drejtimin dhe integritetin e sistemit të prokurorisë.
Çelës iu besua mandati 3-vjeçar, deri më 10 janar të vitit 2029. Ai u emërua përkohësisht në krye të Prokurorisë së Tiranës në vitin 2022, ku zëvendësoi Elisabeta Imeraj-n, pas shkarkimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Pas punës 7-mujore, KLP e rizgjodhi si drejtues me mandat të plotë të Prokurorisë së Tiranës. Gjithashtu, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, miratoi kërkesën e ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, që të angazhohet si ekspert kryesor në një trajnim ndërkombëtar në Kosovë.
Në fokus të mbledhjes ishte edhe transparenca në sistem, me nisjen e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatët për drejtues në Prokuroritë e Lezhës dhe Fierit. Gjithashtu, anëtari Erind Mërkuri u zgjodh anëtar përfaqësues në Komisionin e Mbrojtjes së Prokurorëve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)