“Zjarr aksidental, që ka ardhur si pasoje e një shkëndije elektrike”. Kështu e ka cilësuar Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës zjarrin masiv që ra te tregu i ish-Uzinës Dinamo në kryeqytet.
Në njoftimin e bërë, uniformat blu dyshojnë se flakët që shkatërruan afro 100 magazina dhe dyqane, duke e bërë shkrumb tregun te rruga “5 maji”, theksohej se: “Shkaku i rënies së zjarrit ka qenë aksidental dhe erdhi si pasojë e një shkëndije elektrike”.
Nga flakët e mëdha, për të cilat u nevojiten disa orë të viheshin nën kontroll dhe rrezikuan godinat e banimit përreth, policia saktëson se “ka patur dëme të konsiderueshme në mallra dhe dëme materiale”. Pasi u kryen veprime proceduriale, materialet u referuan në Prokurori për hetime të mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)