Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 4 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Vijon të jetë e rënduar situata nga moti i keq në vend. E teksa në jug reshjet kanë fryrë lumenjtë, bora në veri ka bllokuar fshatra të tërë.
Vijon të jetë serioze situata e krijuara nga moti i keq në vend që ka shkaktuar problematika në disa qarqe të vendit.
Reshjet intensive të shiut kanë sjellë përmbytje masive nga veriu në jug, rritje të niveleve të lumenjve dhe dëme të konsiderueshme në bujqësi, banesa dhe infrastrukturë, ndërsa në zonat malore reshjet e dëborës kanë sjellë izolim dhe bllokim rrugësh.
Situata më kritike paraqitet në jug të vendit, ku lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit.
Niveli i ujit ka arritur në 7.45 metra dhe pritet të rritet deri në 8.5 apo 9 metra, duke rrezikuar përmbytje të reja dhe zona të banuara përreth.
Në qarkun e Fierit, lumenjtë Shkumbin dhe Seman kanë dalë nga shtrati, duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe rreth 30 banesa në fshatin Thanasaj, si dhe duke shkaktuar dëme në blegtori.
Probleme të mëdha janë raportuar edhe në zonën e Ishmit, ku rritja e nivelit të lumit ka izoluar dy lagje të fshatit Murqinë, ndërsa qindra hektarë tokë vijojnë të jenë nën ujë.
Në Shkodër, ndonëse situata hidrologjike është më e qëndrueshme, rreth 525 hektarë tokë bujqësore mbeten të përmbytura dhe lëvizja në disa zona realizohet vetëm me mjete të ushtrisë.
Ndërkohë, reshjet e dëborës kanë sjellë vështirësi serioze në veri dhe në zonat malore. Në Malësinë e Krujës, Dibër, Pukë dhe Qafën e Sharrit, trashësia e dëborës ka shkuar deri në 50 centimetra, duke bllokuar akse rrugore si Krujë–Qafështamë dhe Fushë-Arrëz–Iballë, si dhe duke izoluar dhjetëra fshatra.
Rrëshqitjet e dherave dhe gërryerja e tokës në disa zona përbëjnë rrezik për banesa, rrugë dhe linja energjetike.
Autoritetet vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet emergjente, ndërsa situata mbetet dinamike dhe problematike në disa qarqe të vendit.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për rritje të vëmendjes për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike që priten gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme në disa qarqe të vendit.
17:18 8 min më parë28.01.2026.
Autori
Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest në burg babain që dy ditë më parë plagosi me thikë vajzën e tij dhe një koleg që ndërhyri për të ndaluar sherrin.
17:11 15 min më parë28.01.2026.
AutoriPasditen e sotme një makinë ka rënë në ujërat e liqenit të Vaut të Dejës, në urën e Spatharit në rrugën që lidh zonën me Shkodrën. Fatmirësisht tre personat që udhëtonin me këtë mjet kanë shpëtuar dhe po trajtohen me ndihmë mjekësore në Spitalin e Shkodrës.
16:57 29 min më parë28.01.2026.
Autori
Kapitaneria e Vlorës ka ndaluar daljen në det të mjeteve të vogla të lundrimit për shkak të motit të keq.
16:53 33 min më parë28.01.2026.
Autori
Agjencia Shtetërore e Kadastrës sqaron se transferimi i zyrës së Vlorës në Tiranë është një proces që ka nisur 5 vite më parë me qëllimin e vetëm për të përmirësuar shërbimet për qytetarët.
16:37 49 min më parë28.01.2026.
Autori
Ilir Meta ka ndarë në rrjetet sociale detaje nga ngjarjet që çuan në vrasjen e Azem Hajdarit. Ish presidenti shprehet se iu ushtrua presion në atë kohë që të mos shtynte përpara hetimin e dosjes.
16:21 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Qëllimi i udhëtimit është forcimi i bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi disa prioritete të përbashkëta strategjike.
13:21 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Mazhoranca socialiste kërkoi spostimin për një datë të pacaktuar, SPAK ka kërkuar arrestimin e zv.kryeministres.
13:10 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)