Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini zhvilloi një vizitë në një qendër shëndetësore në Tiranë, ku theksoi edhe njëherë rëndësinë e vaksinimit, sidomos te moshave më delikate, kundër viruseve të stinës.
Sipas Tominit, vaksinimi mund të kryehet në qendra shëndetësore ose në banesë, për personat e pamundur.
“Gjatë sezonit shtator 2025–janar 2026 janë vaksinuar 238,886 persona, duke shënuar një rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë, një tregues pozitiv që reflekton angazhimin e vazhdueshëm për rritjen e mbulimit vaksinor dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e shëndetit gjatë sezonit të virozave”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)