Koorporata Elektroenergjitike Shqiptarë përditëson të dhënat nga kaskadat e lumit Drin, të cilat fatmirësisht nuk kanë arritur kuotën maksimale.
Kaskada e Drinit ka ende rezervë, por prurjet e larta në Fierzë po e konsumojnë shpejt atë hapësirë, ku Fierza është 3.3 m nga kuota maksimale, ndërsa Vau i Dejës, vetëm 1.4 metra nga maksimumi. Vau i Dejës mbetet pika më kritike që dikton nevojën për shkarkime të kontrolluara, por fatmirësisht reshjet janë ndërprerë këto ditë, duke mos rritur edhe më shumë sasinë e prurjeve.
NJOFTIMI I KESH
𝐒𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭𝐚 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐬𝐤𝐚𝐝𝐞̈𝐧 𝐞 𝐥𝐮𝐦𝐢𝐭 𝐃𝐫𝐢𝐧 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭𝐞𝐭:
👉Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
•Hec Fierzë 292.7mmnd,
•Hec Koman 171.7mmnd,
•Hec Vau Dejës 74.6mmnd
👉 Prurjet natyrore në kaskadë janë :
- HEC Fierzë 900m3/s
- HEC Koman 350m3/s
- HEC Vau i Dejës 150m3/s
👉Prodhimi ditor në të tre HEC-et është :
25,000 MWh (ditor)
🟢Korporata Elektroenergjitike do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik si dhe autoritetet përgjegjëse.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)