Për herë të dytë në harkun e katër ditëve, aksi rrugor në Zallë-Dardhë është bllokuar nga rrëshqitja e dheut nga shpati i malit. E ngjashme ishte situata edhe në rrugën në Zallë-Reç, në njësinë administrative me të njëjtin emër.
Me rrugët që kanë qenë tërësisht të bllokuara, duke paralizuar lëvizjen e njerëzve dhe të mjeteve për disa orë, autoritetet vendore punuan gjatë natës mes së dielës dhe të hënës, për normalizimin e situatës.
Bashkia e Dibrës u angazhua për hapjen e rrugës që lidh zonën me qytetin e Peshkopisë, teksa paralelisht është punuar edhe për zhbllokimin e akseve rrugore në njësinë administrative Sllovë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)