Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato në konferencën me temë "Cilësia e drejtësisë në Shqipëri", tha se ka ende dosje stok, e për këtë duhet të shtohet numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve.
"I kuptoj sfidat që kanë gjyqatarët. E di që nuk është e lehtë që të punosh nën trysni e presion, në një stok të madh dosjesh. Këto sfida kërojnë zgjidhje. Na duhen më shumë gjyqtarë e prokurorë të mbështetur nga një numër këshilltarësh dhe asistentësh ligjorë. Si hap fillestar të gjitha vendet e lira duhet të plotësohen. Kjo do të thotë se këshillat duhet të vijojnë shumë shpejt me vlerësimet dhe emërimet e nevojshme. Nuk ka kohë për të humbur. Numrat duhet të rriten për të mbështetur më shumë gjyqtarët në punën e tyre të përditshme", tha ai.
Në konferencë folën edhe kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi dhe ai i KLGJ-së, Ilir Rusi të cilët gjithashtu vunë theksin tek numri i lartë i dosjeve në raport me gjyqtarët dhe prokurorët.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)