Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se për shkak të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, rampa drejt Aeroportit të Rinasit do të jetë e bllokuar në datat 13 dhe 14 janar.
Për të gjithë ata që kanë planifikuar udhëtime gjatë kësaj mesjave, u dha njoftimi se rruga do të jetë e mbyllur nga ora 20:00 e mbrëmjes, deri në 06:00 të mëngjesit. ARRSH ofroi edhe rrugët alternative, nëpërmjet të cilave do të mundësohet arritja e aeroportit “Nënë Tereza”.
Qarkullimi i mjeteve do të devijohet në akse alternative:
*Vorë - Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)
*Rrugë dytësore
*Tiranë - Kamëz - Valias - Rinas
*Kashar - Thumanë
Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka kërkuar gjithashtu drejtuesve që të respektojnë sinjalistikën dhe të planifikojnë kohën për të shmangur vonesat.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)