Monika Kryemadhi në GJKKO, përshëndet me dy gishta

Monika Kryemadhi është hetuar nga SPAK përkrah ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta. Ata akuzohen për “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “mosdeklarim pasurie”.

12.01.2026. 15:03

Monika Kryemadhi në GJKKO, përshëndet me dy gishta

Monika Kryemadhi është paraqitur në GJKKO, për zhvillimin e seancës paraprake gjyqësore. Ish-bashkëshortja e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe njëkohësisht ish-deputete e kësaj force politike, u shfaq e buzëqeshur në ambienet e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Përpara se të hynte, ajo përshëndeti me dy gishta gazetarët dhe kamerat e pranishme, që po e prisnin te dera. Gjatë atij momenti nuk mungoi edhe shkëmbimi i batutave me përfaqësuesit e mediave.

Monika Kryemadhi është hetuar nga SPAK përkrah ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta. Ata akuzohen për “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “mosdeklarim pasurie”. Në seancën e GJKKO do të vendoset nëse çështja ndaj tyre do kalojë për gjykim, ose jo.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)