Kryetarja e re e Kushtetueses në Ambasadën e SHBA, Van Horn i komunikon mbështetjen dhe prioritetet e Trump

Kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji është pritur në një takim zyrtar nga e ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, e cila e ka uruar edhe për marrjen e detyrës.

12.01.2026. 17:20

Ambasada Amerikane për një njoftimi bën me dije se është diskutuar në takim për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri.

Van Horn i ka komunikuar Papajorgjit se kjo mbështetje përputhet me prioritetet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Mbështetja afatgjatë e SHBA-së për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri ndihmon në çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe në krijimin e një terreni të barabartë për bizneset amerikane”, thuhet në deklaratë.

Më tej, Ambasada këmbëngul se Gjykata Kushtetuese ka një rol kyç në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, si dhe në mbajtjen përgjegjës të atyre që shkelin ligjin.

Po ashtu sipas Ambasadës Amerikane, Kushtetuesja është garanci në sigurimin e një sistemi ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, që krijon kushte të favorshme për investimet dhe bizneset amerikane në vend.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)