Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i dorëzoi sot Urdhrin e Princeshës Olga, Klasi I, një nga dekoratat më të larta të shtetit ukrainas, ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.
Dekorata iu akordua Spiropalit për kontributin e saj në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si edhe për veprimtarinë e saj bamirëse në shërbim të shtetit ukrainas. Urdhri iu dha në cilësinë e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, detyrë që ajo ka mbajtur gjatë periudhës 2024–2025.
Foto: Facebook/Elisa Spiropali
Në dekretin e Presidentit të Ukrainës thuhet se vlerësimi jepet “për kontributin e çmuar personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës si dhe për veprimtarinë e saj bamirëse në shërbim të shtetit ukrainas”.
Duke reaguar pas marrjes së dekoratës, Spiropali u shpreh se ky nderim i përket jo vetëm një individi, por qëndrimit të Shqipërisë dhe të çdo europiani që zgjedh të qëndrojë në anën e lirisë.
Spiropali vlerësoi gjithashtu simbolikën e urdhrit, që mban emrin e princeshës Olga, një figurë historike që udhëhoqi me dinjitet në kohë të vështira, duke theksuar se marrja e kësaj dekorate gjatë një lufte për mbijetesë dhe liri përbën një përgjegjësi morale po aq sa një nder.
Foto: Facebook/Elisa Spiropali
Duke iu drejtuar presidentit Zelensky, Spiropali e cilësoi këtë vlerësim si një nga nderimet më të mëdha të jetës së saj publike, duke nënvizuar se ai përfaqëson edhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Ukrainës, në një periudhë sfiduese për të dy vendet.
Ajo theksoi se Ukraina, përmes rezistencës së saj, po mbron ndërgjegjen e Europës dhe të ardhmen e paqes në kontinent.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)