Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 12 min më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Bizneset, tokat dhe automjetet e një shtetasi spanjoll në Shqipëri janë sekuestruar nën dyshimin e pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të 30 milionë eurove me kompani fiktive, në Shqipëri dhe jashtë saj.
Bizneset, tokat dhe automjetet e një shtetasi spanjoll në Shqipëri janë sekuestruar nën dyshimin e pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të 30 milionë eurove me kompani fiktive, në Shqipëri dhe jashtë saj.
Sipas prokurorisë, shtetasi spanjoll Alvaro Romillo Castillo, bashkë me të atin dhe partneren e tij kishin krijuar kompani në Spanjë, Portugali, SHBA, Republikën Dominikane, Estoni dhe Shqipëri, duke përdorur transaksione dhe kontrata fiktive për të fshehur qarkullimin e parave
NJOFTIMI I PLOTE
Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë: shoqëri tregtare, mbi 33 ha tokë në Dhërmi, automjete e llogari bankare të shtetasit spanjoll A.C. në Shqipëri, të dyshuara se janë produkt i veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.6905 të vitit 2025, rezultoi se shtetasit A.C., i ati shtetasi D.I. dhe partnerja e tij, shtetasja M.M., rezultuan të përfshirë në një skemë mashtrimi duke krijuar kompani një shtete të ndryshme si Spanjë, Portugali, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republika Dominikane dhe Estonia. Vlera e përfituar përmes kësaj skeme arrin shumën 30 milionë Euro.
Në territorin e shtetit shqiptar, shtetasit e mësipërmn, vepruan nëpërmjet shoqërisë “Wingëort” sh.p.k dhe 2 (dy) shoqërive të tjera të regjistruara në Regjistrin Tregtar, me të njëjtin objekt veprimtarie “Aktivitet në fushën e turizmit, hapja e menaxhimi i hoteleve, godinave etj”, “Menaxhim i pasurive të paluajishme, shërbime agjenci turisitike”, nëpërmjet shoqërive të krijuara të përfshirë në kontrata, transferta dhe shkëmbime tregtare me shoqëri të huaja me vendndodhje në Bullgari, Sllovaki, Malajzi, (Labuan vend offshore). Këto shoqëri ka nënshkruar kontratë shitblerje pasuri e paluajtshme dhe ka blerë pasuri të paluajtshme në Dhërmi me vlera dukshëm më të ulëta se sa vlera e tregut.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto subjekte ushtrojnë të njëjtin aktivitet dhe kanë të njëjtën adresë, me administratorë këta shtetas. Subjektet rezultojnë me status “pezulluar”, çka rrit dyshimet për ekzistencën e një aktiviteti të përbashkët ekonomik të mundshëm dhe përdorim formal të subjekteve për qëllime të fshehjes apo transferimit të të ardhurave me origjinë të dyshimtë, veprime që mund të përbëjnë elementë të veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Shtetasi D.I., është subjekt i një hetimi nga Audiencia Nacional në Spanjë për mashtrim piramidal dhe pastrim parash, lidhur me veprimtarinë e tij financiare ndërkombëtare. Hetimi lidhet kryesisht me aktivitetet e tij në kompaninë Madeira Invest Club dhe shoqëri të tjera të tij financiare. Në qëndër të skemës qëndron A.C., i njohur në rrjetet e koduara si “Luis” apo “Cryptospain”. Ai komunikonte me klientët në platformën Telegram, duke i bindur të investonin shuma që nisnin nga 1.5 milionë euro, pa pasur detyrimin të identifikoheshin. Kjo e bënte të pamundur gjurmimin e transaksioneve financiare. Sipas hetimeve, rrjeti kriminal kishte ngritur kompani fiktive në Portugali, SHBA, Estoni, Republikën Dominikane dhe Shqipëri, për të fshehur qarkullimin e parave. Dy prej këtyre kompanive, “Wortned” dhe “Wortonova”, u regjistruan në Qëndrën Kombëtare të Biznesit në Tiranë në qershor 2024, me adresë në rrugën “Teodor Keko”. Të dyja kompanitë kishin si objekt aktivitetin turistik dhe menaxhimin e hoteleve, por sipas dokumenteve, ato nuk zhvilluan ndonjë veprimtari të vërtetë. Pronari i “Wortned” ishte vetë A C., ndërsa “Wortonova” figuron në pronësi të shtetases rumune M.M. me administrator të përbashkët D. I. babai i tij.
Bazuar në veprimet hetimore të kryera dhe provat e mbledhura, rezulton se është kryer vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në përputhje me ligjin, duke pasur parasysh seriozitetin e veprës, dëmin e shkaktuar dhe mundësinë e fshehjes ose shfrytëzimit të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, sugjerojmë dërgimin e çështjes në gjykatë për gjykim për veprën penale të sipërpërmëndur si dhe vendosjen e masës së sekuestros mbi pasuirtë e identifikuara gjatë hetimit, si më poshtë:
1. Pasuria e ndodhur në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 13.66 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Kolia, “Tokë Kullotë”;
2. Pasuria në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 9.5 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Megali-Langadhea, “Tokë Kullotë”;
3. Shoqëria ‘Wortend’;
4. Shoqëria ‘Wingëort’;
5. Shoqëria ‘Wortnova’;
6. Automjeti, Toyota, Land Cruiser;
7. Automjeti Mercedez Benz, AMG G 63; dhe
8. Llogaritë bankare në të gjitha bankat e nivelit të dytë ku mund të ketë llogari aktive bankare.
Mazhoranca socialiste kërkoi spostimin për një datë të pacaktuar, SPAK ka kërkuar arrestimin e zv.kryeministres.
13:10 8 min më parë28.01.2026.
Autori
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 12 min më parë28.01.2026.
Autori
Sistemi gjyqësor po përballet me gjithnjë e më shumë çështje familjare, duke e kthyer krizën e martesës në një sfidë të rëndësishme sociale dhe institucionale.
12:17 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Dosja e trafikut ndërkombëtar të drogës, që prej vitesh ka qenë në qendër të vëmendjes së drejtësisë shqiptare, ka marrë këtë javë një vendim përfundimtar.
11:11 2 h më parë28.01.2026.
Autori
Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se këtë të mërkurë rikthehen reshjet, e në qarqet Vlorë, Shkodër e Gjirokatër për shkak të shtrëngatave dhe intensitetit të lartë të reshjeve.
07:35 5 h më parë28.01.2026.
AutoriNjë 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri pas një konflikti me dy kushërinj. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 në lagjen Kodër Shijak.
07:02 6 h më parë28.01.2026.
Autori
BE ka ndarë 171 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës dhe sektorit privat në Ballkanin Perëndimor, por Kosova përjashtohet për momentin për shkak të mungesës së ratifikimit të Marrëveshjes së Kredisë dhe Fondeve.
19:23 17 h më parë27.01.2026.
Autori
Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi mazhorancën se ka marrë në mbrojtje Belinda Ballukun, e cila akuzohet nga Struktura e Posaçme për abuzim me fondet e shqiptarëve.
19:07 18 h më parë27.01.2026.
Autori
SPAK ka çuar në gjykatë dosjen ndaj 11 të pandehurve që dyshohet se trafikonin kokainë nga Amerika Latine përmes lëkurëve të kafshëve.
18:51 18 h më parë27.01.2026.
Autori
Komente (0)