Mashtronin shtetas në Itali dhe Europë të investonin në kriptomonedha, SPAK godet “call center” në Tiranë
Në 28 ambiente janë sekuestruar pajisje kompjuterike, serverë, dokumente, automjete dhe një makinë luksoze Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve.
Prokuroria e Posaçme zhvilloi një operacion të gjerë kundër një rrjeti të dyshuar për mashtrim kompjuterik, të organizuar në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke arrestuar 6 persona dhe duke sekuestruar qindra pajisje elektronike. Procedimi penal u regjistrua më 9 janar 2026, pas referimit të bërë nga gazetarët e emisionit investigativ “Le Iene”, të transmetuar në rrjetin italian të televizioneve “Mediaset”.
Gazetarët dorëzuan prova filmike për veprimtarinë e një “Call Center” në ndërtesën “Atti Tower” në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse në Tiranë. Sipas SPAK, nga kjo qendër dyshohet se janë mashtruar shtetas italianë dhe europianë përmes investimeve të rreme në kriptomonedha, duke përdorur platforma mashtruese dhe transaksione në kriptovaluta.
Struktura ishte e mirë organizuar, me staf që operonte në disa gjuhë të huaja. Pas dyshimeve për ndërhyrje policore, ambientet u boshatisën, por falë veprimeve të shpejta hetimore u bë e mundur kapja në flagrancë e disa personave që po transportonin pajisje drejt një ambienti tjetër në “Downtown One”, aty ku u zbulua një “Call Center” i dytë.
Foto: SPAK
Në total janë arrestuar 6 shtetasit me inicialet R.Gj., D.Q., E.Gj., E.M., R.P., O.K., ndërsa janë ndaluar edhe 2 persona të tjerë. Tre shtetas të tjerë janë në kërkim. Gjatë kontrolleve në 28 ambiente janë sekuestruar pajisje kompjuterike, serverë, dokumente, automjete dhe një makinë luksoze Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)