Bllokimi i fondeve IPARD nga Bashkimi Europian ka sjellë në Shqipëri një plan konkret masash antikorrupsion tha ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.
"Shqipëria ka një plan konkret masash antikorrupsion për të adresuar të githa shqetësimet e institucioneve evropiane për IPARD, ky është plan i konsultuar dhe është aktualisht në proces zbatimi dhe besojmë se shumë shpejt do të marrë besimin në këtë fushë për të vijuar me përfitimin e fondeve të IPARD", tha Pirdeni gjatë konferencës për shtyp bashkë me ministren dhe kryenegociatoren Majlinda Dhuka dhe ministrin e Shtetit për Parlamentin, Toni Gogu.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)