“Respekte për SPAK”, Rama shpërthen ndaj Kushtetueses: Duan të rrisin rrogat e gjyqtarëve me gjyq

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra ndaj procesit që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e pagave të gjyqtarëve, duke e cilësuar atë si një “farsë” që rrezikon rendin kushtetues dhe piramidën shtetërore të pagave në Shqipëri.

20.01.2026. 16:50

“Respekte për SPAK”, Rama shpërthen ndaj Kushtetueses: Duan të rrisin rrogat e gjyqtarëve me gjyq

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një procesi që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, të cilin e ka cilësuar si një “farsë të shëmtuar” me pasoja serioze për rendin kushtetues dhe politikën e pagave në vend.

Përmes një postimi në platformën X, Rama akuzon dy shoqata gjyqtarësh se po kërkojnë rritjen e pagave përmes rrugës gjyqësore, duke thyer sipas tij piramidën shtetërore të pagave, në një kohë kur gjyqtarët janë tashmë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri. Kryeministri thekson se kjo situatë është pasojë e mbështetjes së fortë që shumica qeverisëse i ka dhënë pushtetit gjyqësor në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Sipas Ramës, kërkesa synon që gjyqtarëve t’u njihet përjetësisht e drejta për të rritur automatikisht pagat sa herë rriten pagat e kategorive të tjera, duke i hequr qeverisë dhe parlamentit kompetencat kushtetuese për politikën e pagave. Ai e cilëson këtë si një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, duke shprehur shpresën që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë një precedent të tillë.

Kreu i qeverisë ka vlerësuar qëndrimin e Prokurorisë së Posaçme, e cila nuk është përfshirë në këtë proces. “Respekte për SPAK-un që nuk iu bashkua kësaj marrëbabëzie në emër të pavarësisë së gjyqësorit”, shkruan Rama.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)