Vjosa Osmani merr ftesën për Bordin e Paqes, Rama: Siguri për Kosovën

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në X ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për ftesën që Trump i ka dërguar për Bordin e Paqes. Rama thotë se ky është sinjal për sigurinë dhe përkatësinë e Kosovës.

21.01.2026. 10:57

"Urime zonja Presidente, e dashur Vjosa, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një gjest tejet domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë. Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e  për rolin tënd ndërkombëtarisht", shkruan Rama.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)