Masa të forta sigurie dhe autokolonë, Jared Kushner dhe Ivanka Trump mbërrijnë në Vlorë

Nën masa të rrepta sigurie kanë mbërritur sot në Vlorë, Jared Kushner, dhëndri i Presidentit amerikan Donald Trump dhe vajza e tij Ivanka, të cilët janë edhe investitorët që do të transformojnë ishullin e Sazanit në një vend pushimi elitar.

21.01.2026. 10:59

Masa të forta sigurie dhe autokolonë, Jared Kushner dhe Ivanka Trump mbërrijnë në Vlorë

Dy vizitorë specialë kanë mbërritur paraditen e së mërkurës në qytetin e Vlorës. Jared Kushner, dhëndri i Presidentit amerikan Donald Trump dhe vajza e tij Ivanka, të shoqëruar nga forcat e policisë dhe nën masa të rrepta sigurie janë vendosur në një nga hotelet e zonës së Ujit të Ftohtë.

Kushner shoqërohet edhe nga një delegacion, ndërsa mësohet se do të zhvillojë një takim me një studio arkitekturore për të diskutuar për projektin transformues që ai ka propozuar për ishullin e Sazanit dhe Zvërnecin.

Investimi për shndërrimin e Sazanit në një ishull elitar do të kushtojë 1.4 miliardë euro. Aty në një sipërfaqe prej 45 hektarësh planifikohet të ndërtohet një bllok vilash dhe një hotel i brendit Aman, klientët të së cilit janë edhe Mark Zuckerberg, Bill Gates e Kardashians.

Ishulli me sipërfaqe 566 hektarë, është kërkuar edhe më herët për qëllime investimi, por të gjitha projektet ishin kthyer mbrapsht deri në momentin që u propozua oferta nga Kushner dhe Ivanka Trump.

Në projektin zhvillimor që parashikon ngritjen e restoreve turistike elitare në ishull dhe brigjet e Zvërnecit, do të jetë aksioner edhe shteti shqiptar përmes kompanisë “Albanian State Development & Real Estate”.

Kompania u krijua më 26 qershor dhe u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit pak pasi Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizituan Vlorën, ku kaluan disa ditë me fëmijët e tyre.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)