“Mund të ‘helmojë’ provat”, Prokurorja e SPAK: Qëndrimi i Ballukut në detyrë, rrezik

Deklarata u bë gjatë seancës publike në Gjykatën Kushtetuese, ku po shqyrtohet ankimi i qeverisë kundër vendimit të GJKKO-së për pezullimin e zv.kryeministres nga funksioni.

22.01.2026. 14:12

“Mund të ‘helmojë’ provat”, Prokurorja e SPAK: Qëndrimi i Ballukut në detyrë, rrezik

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur shqetësime serioze lidhur me qëndrimin e Belinda Ballukut në detyrë si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe në postin e zv.kryeministres. Sipas SPAK, kjo nuk duhet të ndodhë në një kohë kur është zyrtarisht e pandehur.

Gjatë seancës publike në Gjykatën Kushtetuese, ku po shqyrtohet ankimi i qeverisë kundër vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Ballukut nga funksioni, prokurorja Dorina Bejko tha se vijimi i ushtrimit të detyrës përbën një rrezik konkret për procesin hetimor. Në këtë kontekst, prokurorja e SPAK deklaroi se ekziston rreziku real që e hetuara të ndikojë mbi provat ose të përsërisë sjellje të kundërligjshme.

“Vetë përfaqësuesi i kryeministrit tha se e hetuara ka propozuar 50 akte. Para gjykatës po bëjmë të ditur se kjo e hetuar nuk ka përmbushur detyrën e saj në përputhje me ligjin, ka cenuar interesin publik dhe rreziku që kjo e hetuar ta vazhdojë dhe vërë në rrezik interesin publik është konkret se vazhdon në këtë detyrë”, deklaroi ajo.

Prokurorja Bejko shtoi: “Në mënyrë makro ekziston rreziku që nëpërmjet vijimit të detyrës e hetuara ka rrezikun që të kryejë vepra penale të së njëjtës natyrë dhe të helmojë provat”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)