Pas dyshimeve për rrezik ndaj shëndetit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka tërhequr nga tregu një produkt qumështi formulë për bebe.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se bëhet fjalë për produktin NAN 1 OPTIPRO, për të cilin është identifikuar prania e një bakteri potencialisht të dëmshëm.
Pas sinjalizimit të marrë përmes sistemit europian të alarmit për ushqimet, AKU ka kryer verifikimet përkatëse dhe ka bllokuar të gjithë sasinë e produktit që ndodhej në qarkullim në vend. Produkti është tërhequr nga pikat e shitjes dhe është vendosur që të asgjësohet ose të kthehet në vendin e origjinës.
Autoriteti u bën thirrje prindërve që e kanë blerë këtë qumësht formulë të mos e përdorin dhe ta dorëzojnë në dyqanin ku e kanë blerë, si masë parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të foshnjave. Sipas njoftimit zyrtar, veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me strukturat përkatëse dhe kanë për qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe shmangien e çdo rreziku për konsumatorët më të vegjël.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)