“Dekreti i emërimit, i pavlefshëm”, Erion Veliaj padit Presidencën dhe prokurorin Ols Dado
Të gjitha veprimet procedurale dhe penale të ndërmarra ndaj kryebashkiakut të Tiranës, përfshirë masat e sigurisë dhe kufizimin e ushtrimit të mandatit, mbështeten mbi një akt emërimi “nul ab initio”.
Kryetari në detyrë i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj padit institucionin e Presidencës dhe prokurorin e posaçëm, Ols Dado. Depozitimi është bërë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për periudhën nga viti 2007 deri më 2012 dhe aty kërkohet shpallja e pavlefshmërisë absolute të dekretit të Dados si prokuror në vitin 2008.
Sipas kërkesë-padisë, emërimi është kryer në kundërshtim të hapur me legjislacionin në fuqi në atë kohë. Sipas padisë së Veliajt, Ols Dado nuk përmbushte kriteret ligjore të domosdoshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit, duke qenë noter dhe pa kryer Shkollën e Magjistraturës.
“Në momentin e dekretimit, subjekti nuk gëzonte statusin e magjistratit dhe nuk plotësonte kushtet ligjore për t’u emëruar prokuror, çka e bën aktin administrativ absolutisht të pavlefshëm,” thuhet në padi.
Veliaj kërkon gjithashtu që Gjykata të detyrojë Këshillin e Lartë të Prokurorisë të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit të Ols Dados, si dhe për ndalimin e ushtrimit të mëtejshëm të funksionit të prokurorit në mënyrë të paligjshme.
“Pasojat e këtij akti të paligjshëm kanë cenuar rëndë funksionimin e Bashkisë së Tiranës, rendin kushtetues, institucionet shtetërore, si dhe të drejtat personale e familjare të paditësit,” argumentohet më tej. Sipas padisë, Ols Dado është propozuar për emërim në vitin 2008 nga Prokurorja e Përgjithshme e asaj kohe, Ina Rama. Presidenca e miratoi dekretin, pavarësisht mungesës së kushteve ligjore, duke e emëruar nga noter në prokuror.
Në padi theksohet se të gjitha veprimet procedurale dhe penale të ndërmarra ndaj Erion Veliajt, përfshirë masat e sigurisë dhe kufizimin e ushtrimit të mandatit si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, mbështeten mbi një akt emërimi “nul ab initio”.
Foto nga dokumenti
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)