Marinsat amerikanë në Tiranë, Ambasada e SHBA: Po ndihmojmë në forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë

Marinsat amerikanë nga Marine Rotational Force-Europe po zhvillojnë një trajnim dyjavor për Operacionet Mbrojtëse Kibernetike me specialistët e sigurisë kibernetike të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në Tiranë.

23.01.2026. 16:56

Marinsat amerikanë në Tiranë, Ambasada e SHBA: Po ndihmojmë në forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë

Marinsat amerikanë nga Marine Rotational Force-Europe po zhvillojnë një trajnim dyjavor për Operacionet Mbrojtëse Kibernetike me specialistët e sigurisë kibernetike të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në Tiranë. Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara, e cila ndau edhe pamje nga aktiviteti.

Sipas njoftimit, trajnimi synon shkëmbimin e ekspertizës dhe ndërtimin e aftësive të reja për forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë, në kuadër të mbështetjes së Aleancës së NATO-s. Ambasada thekson se ky aktivitet bazohet në vitet e ndihmës së vazhdueshme amerikane për të mbajtur rrjetet shqiptare të sigurta dhe të gatshme për sfidat e së ardhmes.

Trajnimi përforcon bashkëpunimin dypalësh në fushën e sigurisë dhe rrit kapacitetet kombëtare për përballimin e kërcënimeve kibernetike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)