Në një letër dërguar Këshillit të Lartë Gjyqësor, gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, ka paraqitur argumentet e saj lidhur me vendimin gjyqësor të Gjykatës së Janinës. Ajo pretendon se nuk ka qenë e njoftuar kurrë për dënimin në Greqi për falsifikim vize.
Sipas Gjokës, kjo është arsyeja që në formularin e dekriminalizimit nuk ka deklaruar ndonjë dënim gjyqësor në Greqi. Ajo saktëson se nuk ka kryer shkelje të këtij lloji dhe kujton se më 24 dhjetor 2002 dhe përsëri në 2003, iu ndalua hyrja në Greqi nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës.
Gjykata e Janinës e kishte dënuar me tre muaj burg dhe 1,500 euro gjobë, por dënimi me burg u konvertua në gjobë prej 4.4 euro në ditë. Gjoka insiston se nuk ka kryer veprime të paligjshme dhe kërkon që KLGJ të marrë parasysh këtë informacion.
“Nga analiza e sipërcituar, rezulton qartë se ILD nuk mund të fillojë procedim disiplinor ndaj meje, në funksionin e gjyqtares, sepse nuk provohet se kam kryer një vepër penale, vendimi i dënimit nuk sjell asnjë pasojë juridike. Përtej diskutimit të sipërcituar, ILD-se nuk i lejohet të fillojë një procedim disiplinor pas 5 vjetëve nga koha kur ka ndodhur shkelja e pretenduar”, thuhet në përfundim të letrës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)