Autoritetet malazeze dhe maqedonase kanë lajmëruar palën shqiptare se prej ditës së nesërme do të ketë kufizime në pikat kufitare për mjetet e tonazhit të rëndë, për shkak të një proteste të Shoqatës së Kamionistëve.
Protesta pritet të nisë të hënën pas mesnatës dhe do të zgjasë për 48 orë.
Gjatë kësaj periudhe në të gjitha pikat kufitare që të çojnë drejt Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut do të lejohet të kalojnë vetëm mjetet e vogla, autobusët dhe mjetet e emergjencës.
Policia e Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë, për respektimin e periudhës së kufizimit të lëvizjes, me qëllim shmangien e bllokimit të rrugëve apo të incidenteve të mundshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)