Shqiptari habit mediat britanike: Fiton 20 mijë stërlina në Tik Tok brenda burgut

Media britanike "The Sun" ka shkruar për rastin e shqiptarit të burgosur atje Eugert Merizaj. Ai ka përfituar rreth 20 mijë paund nga transmetimi live në Tik Tok, të realizuar brenda burgut të Manchester.

Burimi: The Sun

25.01.2026. 16:25

Shqiptari habit mediat britanike: Fiton 20 mijë stërlina në Tik Tok brenda burgut

Media britanike "The Sun" ka shkruar për rastin e shqiptarit të burgosur atje Eugert Merizaj. Ai ka përfituar rreth 20 mijë paund nga transmetimi live në Tik Tok, të realizuar brenda burgut të Manchester.

"The Sun" shkruan se Merizaj i fitoi paratë në vetëm shtatë minuta ndërsa përdorte një telefon të paligjshëm në qeli. 

Në vitin 2022, ai u dënua me 32 vjet burg për vrasjen me armë zjarri të rivalit të drogës Hemaëand Ali Hussein në Hartlepool në vitin 2019.

Të shtunën në mbrëmje, Sekretari i Drejtësisë Nick Timothy, kritikoi ashpër veprimet e Merizajt: "Sistemi ynë i drejtësisë penale supozohet të na mbajë të sigurt dhe të ndëshkojë kriminelët".

Fitimet e tij besohet se paguhen në një llogari të një miku jashtë vendit.

Media britanike shkruan më pas se pasi "njoftuam TikTok për llogaritë e Merizajt, ajo ndërmori veprime për t'i bllokuar ato dhe për t'u siguruar që ai nuk mund të tërhiqte fonde.  Kompania e mediave sociale tha: "Llogaritë e shumta të përdorura nga i burgosuri u ndaluan në përputhje me politikat në udhëzimet tona të komunitetit."

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)