Reshje mesatare lokale dhe shtrëngata do të shoqërojnë këtë fillim jave të fundit të janarit.
Sipas IGJEUM, reshjet do të përfshijnë qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokaster, ndërsa në qarqet e tjera reshje më të dobëta.
Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
"Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastë", thotë IGJEUM.
Sakaq temperaturat pritet të jenë:
në bregdet: 8 / 14 °C
në vendet e ulëta: 3 / 13 °C
në vendet malore: 1 / 8 °C
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në vendet malore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)