"Paqja dhe siguria nuk janë të mirëqëna", Vengu: Rrisim trupat e Forcave të Armatosura

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në një konferencë për mediat deklaroi se zhvillimet e fundit gjeopolitike tregojnë se paqja dhe siguria nuk janë më të mirëqëna, duke bërë të ditur se do të ketë rritje me 30 për qind të numrit aktiv të Forcave të Armatosura.

26.01.2026. 12:26

"Kapitali njerëzor, themel i forcës sonë, themel i çdo force moderne. Do vijojmë rritjen e pagave për të arritur mesataren e NATO-s. Rritje me 30% të numrit aktiv të trupave në FA. Në Akademinë e FA zhvillohet programi më ambicioz në shkencat për sigurinë kibernetike. 50% e zërave të buxhetit janë investime", tha ai.

Vengu bëri të ditu se po rritet gatishmëria e Forcave të Armatosura, do të ketë anije të reja për Forcat Detare dhe forcat tokësore është modernizuar me armatime të reja dhe moderne si raketat javelin. 

Ministri tha se në 2026 Forcat e Armatosura angazhohen në 11 misione ndërkombëtare me mbi 700 trupa.

Jemi brenda Uashingtonit dhe Brukselit tha ai, kur u pyet lidhur me qendrimin per Groenlandën, teksa Shqipëria është vend i NATO-s.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)