Niveli i ujit të Liqenit të Ohrit është rritur mbi normalen e muajit janar, sipas të dhënave të fundit nga Administrata Hidrometeorologjike e Maqedonisë së Veriut.
Sipas matjeve zyrtare, niveli i ujit në Liqenin e Ohrit ka arritur në 693.51 metra mbi nivelin e detit, duke qenë 16 centimetra mbi mesataren e muajit janar, e cila është 693.35 metra. Njëkohësisht, niveli i ujit rezulton 41 centimetra mbi minimumin e lejuar.
Të dhënat nga analiza javore tregojnë se niveli i liqenit po rritet gradualisht, me një shtesë prej tre centimetrash brenda vetëm pak ditësh.
Temperatura e ujit është gjashtë gradë celsius, brenda kufijve të normales për këtë periudhë. Ekspertët po e monitorojnë situatën, veçanërisht për shkak të reshjeve dhe ndikimit të ndryshimeve klimatike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)