Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se këtë të mërkurë rikthehen reshjet, e në qarqet Vlorë, Shkodër e Gjirokatër për shkak të shtrëngatave dhe intensitetit të lartë të reshjeve.
Në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë dhe Durrës priten reshje mesatare. Në Tiranë, Elbasan dhe Korçë reshjet priten të dobëta deri lokalisht mesatare. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata.
Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore. "Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër", thotë IGJEUM
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 14 °C
në vendet e ulëta: 3 / 13 °C
në vendet malore: 0 / 9 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore deri shumë e fortë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)