Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 4 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës sqaron se transferimi i zyrës së Vlorës në Tiranë është një proces që ka nisur 5 vite më parë me qëllimin e vetëm për të përmirësuar shërbimet për qytetarët.
Agjensia Shtetërore e Kadastrës ka bërë një reagim zyrtar në lidhje me vendimin për të trasferuar në kryeqytet zyrën e Kadastrës së Vlorës.
Sipas ASHK, kjo lëvizje që bëhet ka si qëllim të vetëm përmirësimin e shërbimit për qytetarët, teksa shton se ky proces ka nisur prej 5 vitesh.
ASHK siguron banorët e Vlorës se mbetet përkushtuar për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve kadastrale.
Postimi i Agjencisë
Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon punën për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, përmes thjeshtimit dhe lehtësimit të proceseve të brendshme institucionale.
Prej kohësh, proceset kadastrale për disa drejtori vendore janë të lokalizuara në Tiranë, si pjesë e një modeli organizimi që synon optimizimin e burimeve njerëzore dhe proceseve administrative.
Të gjitha aplikimet kryhen online përmes portalit e-Albania dhe shërbimet përkatëse ofrohen gjithashtu në mënyrë elektronike, drejtpërdrejt në profilin e qytetarit aplikues.
Gjithashtu, dokumentacioni i nevojshëm për trajtimin e aplikimit, përveç ngarkimit në sistemin elektronik, dërgohet përmes Postës Shqiptare pranë drejtorisë vendore, pavarësisht vendndodhjes së saj, për t’u administruar dhe bashkëlidhur me aplikimin e kryer në mënyrë të rregullt dhe të standardizuar.
Procesi i transferimit të drejtorive vendore në Tiranë ka nisur që në vitin 2021 me transferimin e Durrësit e Krujës, për të vijuar më tej edhe me drejtori të tjera si Shkodër, Kavajë, Kamëz -Vorë, dhe Vlorë.
Në kuadër të rritjes së efikasitetit dhe të mirëadministrimit të proceseve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, edhe pjesa e mbetur e punonjësve në qytetin e Vlorës, po zhvendoset në Tiranë. Ky riorganizim synon përshpejtimin e trajtimit dhe unifikimin e praktikave të punës.
Falë digjitalizimit dhe përdorimit të sistemeve të avancuara, një jurist mund të përpunojë të gjithë dokumentacionin ligjor dhe një hartograf mund të kryejë reflektimet hartografike në sistemet përkatëse, pa qenë prezent fizikisht në territorin në të cilin ndodhet prona apo aplikuesi.
Sigurojmë banorët e Vlorës se jemi të përkushtuar për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve kadastrale, për të rritur ritmin e legalizimit të ndërtimeve informale si dhe për të përfunduar procesin e Regjistrimit Fillestar në zonat e mbetura në të gjithë qarkun e Vlorës.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës mbetet e angazhuar që, përmes digjitalizimi të proceseve, të ofrojë shërbime gjithnjë e më të shpejta, transparente dhe të besueshme për çdo qytetar, në çdo drejtori vendore.
Kushtetuesja vendosi të kalojë për shqyrtim në themel ankimin e Ervin Salianjit, i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve që çuan në dënimin e tij.
18:41 36 min më parë28.01.2026.
Autori
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, duke e cilësuar këtë si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes në vend..
18:16 11 min më parë28.01.2026.
Autori
Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi edhe njeherë Edi Ramën se po pengon kërkesën e drejtësisë për të hequr imunitetin e Belinda Ballukut. Sipas tij, shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve është një tjetër thirrje për revoltë.
17:59 5 min më parë28.01.2026.
Autori
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për rritje të vëmendjes për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike që priten gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme në disa qarqe të vendit.
17:18 46 min më parë28.01.2026.
Autori
Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest në burg babain që dy ditë më parë plagosi me thikë vajzën e tij dhe një koleg që ndërhyri për të ndaluar sherrin.
17:11 53 min më parë28.01.2026.
AutoriPasditen e sotme një makinë ka rënë në ujërat e liqenit të Vaut të Dejës, në urën e Spatharit në rrugën që lidh zonën me Shkodrën. Fatmirësisht tre personat që udhëtonin me këtë mjet kanë shpëtuar dhe po trajtohen me ndihmë mjekësore në Spitalin e Shkodrës.
16:57 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Kapitaneria e Vlorës ka ndaluar daljen në det të mjeteve të vogla të lundrimit për shkak të motit të keq.
16:53 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Ilir Meta ka ndarë në rrjetet sociale detaje nga ngjarjet që çuan në vrasjen e Azem Hajdarit. Ish presidenti shprehet se iu ushtrua presion në atë kohë që të mos shtynte përpara hetimin e dosjes.
16:21 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Qëllimi i udhëtimit është forcimi i bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi disa prioritete të përbashkëta strategjike.
13:21 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)