E enjtja me shtrëngata, qarqet që rrezikojnë më shumë

Këtë të enjte parashikohen reshje intensive, sidomos në Vlorë dhe Gjirokastër.

Burimi: Newsmax

29.01.2026. 07:00

E enjtja me shtrëngata, qarqet që rrezikojnë më shumë

Këtë të enjte parashikohen reshje intensive, sidomos në Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, në qarqet Shkodër dhe Korçë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarqet e tjera reshjet priten mesatare. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata.

Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 14 °C       
në vendet e ulëta: 5 / 12 °C      
në vendet malore:  2 / 8 °C         

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)